Bota

Qeveria gjermane reagon për arrestimin e kreut opozitës ruse: Të lirohet menjëherë Aleksei Navalny

18 Janar 2021, 09:37 Nga DOSJA
Qeveria gjermane reagon për arrestimin e kreut opozitës ruse: Të

GJERMANI-Arrestimi i kritikut të presidentit rus Vladimir Putin, Aleksei Navalny në Moskë, ditën e djeshme ka sjell reagimin e qeverisë gjermane. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij, sipas tij Rusia duhet të respektojë kushtetutën e saj. Gjithashtu, ai ka shtuar se arrestimi i tij i menjëhershëm është i pakuptushëm dhe se Gjermania pret që Rusia të marrë përgjegjësi për zbardhjen e helmimit të tij.

“Këto parime duhet sigurisht të zbatohen edhe në drejtim të Aleksej Navalnyt. Ai duhet të lirohet pa vonesë. Që ai arrestohet nga autoritetet ruse menjëherë pas mbërritjes së tij është tërësisht e pakuptueshme. Qeveria gjermane pret për më tej që Rusia të bëjë gjithçka, për të zbardhur tërësisht këtë atentat dhe të nxjerrë para përgjegjësisë autorët e tij,”-ka thënë ai. 

Alexei Navalny, 44 vjeç, lideri i opozitës ruse u arrestua nga policia ditën e djeshme menjëherë pas fluturimit të tij nga Gjermania, në Moskë. Ai po kthehej në vend pesë muaj pasi pothuajse u vra në një sulm me agjent nervor, për të cilin ai fajësoi autoritetet ruse. Qeveria e Presidentit Vladimir Putin mohon helmimin e Navalny. Pohimet e politikanit të opozitës janë mbështetur megjithatë nga raportet e gazetarëve hulumtues.

Më herët Autoriteti rus i Burgjeve (FSIN) ka kërkuar që kreu i opozitës ruse Alexei Navalny, të zëvendësojë dënimin me kusht në çështjen Yves Rocher me një burgim efektiv. Ai rrezikon të burgoset me 3 vite dhe 6 muaj burg. Ndërkohë, që për arrestimin e tij ende nuk është dhënë një arsye, ai është arrestuar nga autoritet sapo ka zbritur në Moskë, pa ndonjë shpjegim.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aleksej navalny arrestimi i alesei navalny heiko mass aleksej navalny arrestimi i alesei navalny heiko mass

Sondazh

Poll