Bota

FOTO/ Ngrihet shqetësimi për një sulm të brendshëm gjatë inagurimit të Joe Biden, FBI-ja do të kontrollojë 25 mijë tru

18 Janar 2021, 10:12 Nga DOSJA
FOTO/ Ngrihet shqetësimi për një sulm të brendshëm

SHBA-Zyrtarët e mbrojtjes amerikane kanë deklaruar se janë të shqetësuar, se mund të ndodh një sulm i brendshëm gjatë inagurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden dhe kanë kërkuar që FBI-ja të kontrollojë 25,000 trupat e Gardës Kombëtare që do të vijnë gjatë cermonisë.

Sipas DailyMail, vetë njerëzit e caktuar për të mbrojtur qytetin gjatë disa ditëve të ardhshme mund të paraqesin një kërcënim për presidentin dhe personat e tjerë të pranishëm.

Një përmbledhje e Associated Press e të dhënave publike, postimeve në media sociale dhe videove nga ka treguar se 22 anëtarë aktualë ose ish-ushtarakë të SHBA-së ose të zbatimit të ligjit janë identifikuar se ishin pjesmarrës, ndërsa shumë të tjerë janë nën hetim.

Në shumë raste, ata që sulmuan Capitolin duket se përdorën taktika, forca të blinduara dhe teknologji të tilla si kufje radiofonike me dy drejtime që ishin të ngjashme me ato të policisë me të cilën ata përballeshin.

Kongresi amerikan u përfshi nga protesta më 6 janar nga mbështetësit e Presidentit Donald Trump, teksa po mbahej seanca për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve. Si pasojë e protestave 5 persona ndërruan jetë midis tyre dhe një oficer policie. Ndërsa dhjetëra të tjerë u arrestuan. Biden do të inaugurohet si president i SHBA-së më 20 janar. Presidenti në largim, Trump ka thënë se nuk do të marrë pjesë në këtë ceremoni.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota grada kombetare shba trazira per zgjedhjet ne shba grada kombetare shba trazira per zgjedhjet ne shba

Sondazh

Poll