Bota

Këshilli Gjyqësor i Kosovës nis verifikimin e listave të partive politike në Kosovë

18 Janar 2021, 09:44 Nga DOSJA
Këshilli Gjyqësor i Kosovës nis verifikimin e listave të

KOSOVË-Këshilli Gjyqësor i Kosovës(KGJK) do t’i verifikojë listat e partive politike që mund të kenë kandidatë me dënime të formës së prerë në tri vitet e fundit, nga sot deri më 20 janar.

Sipas mediave të Kosovës, pas verifikimit Komisioni Qendror Zgjedhor duhet t’ua refuzojë certifikimin për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit, personave që kanë kandiduar për deputetë dhe kanë dënime sipas KGJK-së.

Në listat e kandidatëve për deputetë të partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit, janë përfshirë disa persona të dënuar me aktgjykim të formës së prerë në tre vjetët e fundit. Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje janë të dënuar me kusht që nga shtatori i 2018-s për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në seancën e Kuvendit.

Milan Aritonoviq nga Lista Serbe është i dënuar me 500 euro gjobë nga gjykata për raportim të rremë të pasurisë, si dhe kandidati i Nismës, Besnik Berisha, ish-udhëheqës i Divizionit të Prodhimit të Dokumenteve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, i cili ishte dënuar me 6 muaj burgim me kusht për “zbulim të fshehtësisë zyrtare” në mars të 2018-s.

Vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”. Dy ditë më parë partitë kanë paraqitur listat për kandidatët për deputet.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni zgjedhjet e parakohshme në kosovë zgjedhjet e parakohshme në kosovë

Sondazh

Poll