Bota

Punësime partiake! Arrestohet kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiç, në pranga dhe katër punonjës të administratës

18 Janar 2021, 08:43 Nga DOSJA
Punësime partiake! Arrestohet kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro

MALI I ZI- Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiç ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për punësime politike. Bashkë me kryekomunarin Ndrekiç, janë arrestuar edhe katër punonjës të tjerë të administratës. Sipas medias malazeze ‘Vijesti’, arrestimi i Nrekiç ka ardhur pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Prokuroria Themelore e Shtetit (ODT) në Ulqin, e cila vendosi që ta prangosë menjëherë.

Përveç Ndrekiç, edhe katër të tjerët janë të dyshuar për të njëjtën vepër penale, duke u shtuar edhe pakujdesinë në shërbimin ndaj qytetarëve.

Në pranga kanë rënë: Sead Osmanovic, Sekretari për Financa të Komunës së Ulqinit, Shefi i Bordit Komunal (OO) të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Ulqin; Mustafa Gorana, Sekretar i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit; Saubih Mehmeti, Drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit; Milazim Mustafa, Sekretar i Policisë Komunale dhe ish Kryetar i Asamblesë Komunale të Ulqinit.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni arrestojet loro nrekiq loro nrekiq arrestojet loro nrekiq loro nrekiq

Sondazh

Poll