Bota

Nis vaksinimi në Brazil/ Infermiere 54-vjeçare është personi i parë që merr dozën e vaksinës kineze Sinovac

18 Janar 2021, 10:30 Nga DOSJA
Nis vaksinimi në Brazil/ Infermiere 54-vjeçare është

BRAZIL-Brazili një nga vendet më të goditura nga pandemia ka nisur ditën e sotme vaksinimin me vaksinën kineze Sinovac. Sipas BBC,  Monica Calazans, një infermiere 54-vjeçare në San Paulo, u bë personi i parë që mori vaksinën.

Rregullatori shëndetësor në këtë vend, i ka dhënë dritën e gjelbër edhe vaksinës Oxford-AstraZeneca. Nga ana tjetër, Presidenti Jair Bolsonaro, i cili e ka minimizuar pandeminë nga fillimi, duke e quajtur një grip të lehtë po përballet me kritika në rritje për trajtimin e sëmundjes.

Sakaq, mbi 8.4 milionë njerëz kanë rezultuar pozitiv me Covuid-19 në Brazil, ku vendi cilësohet i treti për numrin e lartë infeksionve. Po ashtu,  Brazili ka edhe numrin më të lartë të viktimave, pas SHBA-së, me mbi mbi 209,000 vdekje.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota monica calazans vaksinimi ne brazil monica calazans vaksinimi ne brazil

Sondazh

Poll