Bota

Covid-19 në Australi/ Paralajmërimi i autoriteteve: Pjesa më e madhe e vitit do të kalojë në izolim

18 Janar 2021, 08:40 Nga DOSJA
Covid-19 në Australi/ Paralajmërimi i autoriteteve: Pjesa më e

AUSTRALI-Australia ka mundësi të mos i hapë kufinjtë e saj plotësisht gjatë vitit 2021, edhe nëse vaksinohet shumica e popullsisë. Lajmi është konfirmuar nga Sekretari i Departamentit të Shëndetësisë Brendan Murphy, i cili ndër të tjera ka thënë se vaksinimi i masiv i popullsisë ndoshta nuk mund të parandaloj përhapjen e virusit.

“Unë mendoj se ne do të kalojmë pjesën më të madhe të këtij viti me kufizime ende thelbësore të kufirit.  Edhe nëse kemi shumë popullsi të vaksinuar, nuk e dimë nëse kjo do të parandalojë transmetimin e virusit,”-ka thënë ai. 

Sipas rregullave të vendosura në Australi, njerëzit lejohen të hynë në Australi, por vetëm duke kryer një karantinë 14-ditore, me shpenzimet e tyre. Që prej fillimit të pandemisë në Australi janë shënuar 28,721 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 909 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota australi brendan murphy covid-19 ne australi koronavirusi ne australi australi brendan murphy covid-19 ne australi koronavirusi ne australi

Sondazh

Poll