Bota

Moti i keq në Greqi, mbyllen disa shkolla në Atikë

18 Janar 2021, 09:24 Nga DOSJA
Moti i keq në Greqi, mbyllen disa shkolla në Atikë

GREQI-Moti i keq me reshje bore dhe temperatura të ulëta ka përfshirë Greqinë. Duke bërë kështu që rajoni i Atikës të njoftoi për mbyllje të shkollave në zona si  Oropos,Villia, Grammatiko dhe Varnavas.

Sipas mediave, Guvernatori i rajonit, Giorgos Patoulis, ka thënë se do të mbyllen edhe më shumë shkolla. Mësohet se vetëm shkollat fillore dhe kopshtet janë të hapura.

Ditën e djeshme, termometri regjistroi -17 gradë në Follorinë dhe Kozan, në Greqinë veriperëndimore. Bëhet e ditur se një valë e tretë e të ftohtit, me dëborë dhe erëra të forta, pritet të godasë kryesisht Greqinë Jugore.

(k.a/dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni greqi moti i keq ne greqi greqi moti i keq ne greqi

Sondazh

Poll