Bota

Vaksinimi në Brazil/ Ish-guvernatori i São Paulo akuzon kryeministrin: Shpërndarja e dozave të para është triumf për shke

18 Janar 2021, 08:29 Nga DOSJA
Vaksinimi në Brazil/ Ish-guvernatori i São Paulo akuzon

BRAZIL-Brazili ka nisur vaksinimin me vaksinën kineze kundër Covid-19 CoronaVac, pasi më shumë se 209.000 persona kanë ndërruar jetë. Vaksina, u injektua fillimisht te një infermiere në Sao Paulo, pasi rregullatori i shëndetësisë së Brazilit miratoi përdorimin emergjent të dozave të prodhuara nga Sinovac dhe Oxford / AstraZeneca të Kinës.

Por, vaksinimi ka sjellë dhe një përplasje politike në vend. Ishte guvernatori i São Paulo, João Doria, në një deklaratë për mediat e ka quajtur momentin e vaksinimit një triunfë të shkencës dhe ka akuzuar kryeministrin Bolsonaro për numrin e lartë të vdekjeve.

“Triumfin e shkencës dhe jetës kundër mohuesve dhe atyre që preferojnë erën e keqe të vdekjes ndaj vlerës dhe gëzimi i jetës. Le të jetë ky një mësim për mohuesit, për ata që nuk kanë dhembshuri, që nuk kanë dashuri në zemrat e tyre, për ata që tregojnë përçmim për jetën dhe distancohen nga realiteti i një vendi që vuan -dhe vuan me vdekje. Jair Bolsonaro dhe paaftësia e qeverisë së tij i ka dhënë Brazilit një goditje fatale” gjatë epidemisë, pretendoi ai.

Kryeministri Jair Balsonaro, e ka quajtur virusin një grip të lehtë dhe më herët ka deklaruar se nuk do të detyroj askënd të bëj vaksinën. Që prej fillimit të pandemisë në Brazil janë shënuar 8,488,099 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 209,868 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jair bolsonaro joão doria vaksinimi ne brazil jair bolsonaro joão doria vaksinimi ne brazil

Sondazh

Poll