Bota

SHBA-ja shton masat e sigurisë para inagurimit të Joe Biden, priten protesta

18 Janar 2021, 08:11 Nga DOSJA
SHBA-ja shton masat e sigurisë para inagurimit të Joe Biden, priten

SHBA-Zyrtarët lokalë dhe federalë në Uashington, DC, po marrin masa sigurie përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden dhe Zëvendës Presidentes së zgjedhur Kamala Harris.

Sipas mediave të huaja, kryengritja e armatosur dhe vdekjeprurëse në Capitolin e SHBA-së në 6 Janar ka nxitur rritjen e masave, ku më shumë se 20,000 anëtarëve të Gardës Kombëtare janë vendosur në Uashington. Po ashtu, autoritet po kërkojnë që të mbyllin rrugë dhe ura që të çojnë për në Uashington.

Gjithashtu, disa shtet amerikane kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, nga frika se mund të ketë protesta të dhunshme si ato më 6 janar, ku 5 persona ndërruan jetë.

Kongresi amerikan u përfshi nga protesta më 6 janar nga mbështetësit e Presidentit Donald Trump, teksa po mbahej seanca për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve. Si pasojë e protestave 5 persona ndërruan jetë midis tyre dhe një oficer policie. Ndërsa dhjetëra të tjerë u arrestuan. Biden do të inaugurohet si president i SHBA-së më 20 janar. Presidenti në largim, Trump ka thënë se nuk do të marrë pjesë në këtë ceremoni.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota trazira per zgjedhjet ne shba trazira per zgjedhjet ne shba

Sondazh

Poll