Bota

Bilanci në botë/ Mbi 95 mln të infektuar dhe 2 mln të vdekur, Evropa shënon rritje të infeksioneve, mbi 30 mijë persona p

18 Janar 2021, 07:50 Nga DOSJA
Bilanci në botë/ Mbi 95 mln të infektuar dhe 2 mln të

BOTË-Shifra e të infektuarve me Covid-19 në gjithë botën ka shkuar mbi 95 milionë, ndërsa 2,022,740 njerëzve kanë ndërruar jetë.

Shtetet e Bashkuara, janë vendi me numrin më ta lartë të infektimeve, ku gjatë orëve të fundit janë shënuar mbi 174,560 persona, duke e çuar shifrën ne total mbi 24 milionë. Ndërkohë që kanë ndërruar jetë mbi 1,846 pacientë dhe shifra në total është 407,202 pacientë.

Pas SHBA, vendet më të prekura janë Brazili me 209,296 vdekje dhe 8,455,059 raste infeksione, India me 152,274 vdekje dhe 10,557,985 raste infektimi. Më pas vjen Meksika që prej fillimit të pandemisë ka shënuar 140,241 persona që kanë ndërruar jetë dhe  1,630,258 raste infektimi dhe Britania e Madhe me 88,590 vdekje dhe 3,357,361 raste infektimi.

Ndërsa në Evropë në total gjatë 24 orëve janë shënuar 657 362 të vdekur dhe 30,451,682 persona pozitiv me Covid-19.

Gjermania ka shënuar gjatë 24 orëve të fundit, mbi 11,427 raste pozitive, ku shifra në total ka shkuar mbi 2 milionë dhe kanë ndërruar jetë 319 pacientë,  ku numri në total është 47,440.

Franca ka regjistruar 16,642 raste infektimi me Covid-19 gjatë orëve të fundit, duke e çuar numrin në total mbi 2 milionë. Ndërsa, kanë ndërruar jetë mbi 141 pacientë dhe numri në total është 70,283.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 covid-19 ne bote koronavirusi ne bote covid-19 covid-19 ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll