Sport

VIDEO / Shumë zhurmë për asgjë në klasiken e Premier League

17 Janar 2021, 18:51 Nga DOSJA
VIDEO / Shumë zhurmë për asgjë në klasiken e Premier

ANGLI – Nuk ka gola, por një ndeshje me një ritëm shumë të lartë ajo mes Liverpul dhe Mançester Junajtid, që matën forcat mes tyre në “Anfield”.

Pjesa e parë dhuroi vetëm një rast të rrezikshëm. Bruno Fernandez ekzekutoi bukur një goditje dënimi, por topi kaloi ngjitur me shtyllën. Liverpul pati një shans fantastik në sekondat e fundit.

Xherdan Shaqiri, i cili u rikthye pas një kohe të gjatë si titullar, nisi bukur Sadio Mane, por arbitri kryesor vërshëlleu për mbylljen e fraksionit të parë, duke ndërprerë aksionin.

“The Reds” vijuan të mbanin topin më shumë se kundërshtari në pjesën e dytë, teksa Junajtid ishte i rrezikshëm në të paktën dy raste, aty ku portieri Alison tregoi aftësitë e tij më të mira. Përfundimisht 0-0, të dy skuadrat ndanë nga një pikë.

“Djajtë e Kuq” vijojnë të kryesojnë Premier League me 37 pikë, ndërsa djemtë e Klop renditen të tretët (34), tre më pak se Junajtid dhe një poshtë Leister Siti.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 17 Janar 2021, 16:58

Edhe këtë bën Rei Manaj, me portën bosh…

SPANJE – Sulmuesi kuqezi Rei Manaj ka qenë ditën e sotme në fushë për ndeshjen që Barcelona B luante në transfertë ndaj Gimnastic. Skuadra blaugrane u mund në k...