Sport

VIDEO/ Shampanjë, femra dhe asnjë masë anti-COVID për ditëlindjen e lojtarit, partnerja fut në telashe futbollistin shqipt

16 Janar 2021, 22:17 Nga DOSJA
VIDEO/ Shampanjë, femra dhe asnjë masë anti-COVID për

KROACI-Lirim Kastrati, futbollisti që aktivizohet në Kroaci me Dinamo Zagreb është në telashe për shkak se ka organizuar një festë për ditëlindjen e tij të 22-të duke mos respektuar asnjë nga masat anti-COVID. Anđela Šimac, modelja kroate e cila është në një lidhje me futbollistin, postoi disa video të festës ku kosovari festoi me 15 persona të tjerë.

Dinamo Zagreb është duke pritur rifillimin e kampionatit, fillimisht lojtarët u lanë disa ditë të lirë, por Kastrati mezi po priste të festonte ditëlindjen e tij. Në shtëpinë e lojtarit, kishte DJ, shampanjë dhe këto duken në video.

Pasi çështja përfundoi në thuajse të gjitha mediat kroate, klubi i Dinamos reagoi me një postim duke kërkuar ndjesë në emër të Kastratit, edhe pse ky i fundit insistonte në mesazhin e tij se nuk kishte bërë asgjë gabim pasi po festonte ditëlindjen.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dinamo zagreb lirim kastrati dinamo zagreb lirim kastrati

Sondazh

Poll