Sport

“Conte më bëri të jem trajner”, Pirlo e di forcën e Interit por edhe atë të Juventusit: Shkojmë në Milano për…

16 Janar 2021, 18:36 Nga DOSJA
“Conte më bëri të jem trajner”, Pirlo e di

ITALI-Juventus do të luajë kundër Interit në stadiumin “San Siro” ditën e dielë ora 20:45, takim ky i vlefshëm për javën e 18-të të Serie A. Andrea Pirlo doli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes ku sqaroi se pret një kundërshtar agresiv.

INTER– Pres një kundërshtar agresiv, i cili do të dëshirojë t’i japë ritëm lojës. Por ne jemi Juventusi dhe duam të shkojmë në Milano për të luajtur ndeshjen tonë. Do të përpiqemi të fitojmë, por nuk është thelbësore për kampionatin. Ne jemi të vetëdijshëm për forcën e Interit, por ne luajmë kartat tona.”

DËMTIMET– Chiellini është mirë, i gatshëm dhe me energji, ai dëshiron të luajë, është një vlerë e shtuar për ne. Ramsey është mirë, ai nuk e ka problem dhe nesër mund të zbresë në fushë. McKennie nuk është ende 100% gati, por do ta kem në dispozicion, të shohim çfarë do të ndodhë. Mungesa e De Ligt? Është lojtar i rëndësishëm, por kemi kampionë me shumë cilësi në atë rol.”

CONTE-Kam mësuar shumë nga Conte, i jam mirënjohës, më bëri të dëshiroj të jem trajner. Ka një thellësi të madhe njerëzore, por nesër do të jemi kundërshtarë. Conte dhe unë jemi të ndryshëm, mbase kjo është arsyeja pse gjithmonë kemi kaluar mirë.”

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter juventus pirlo inter juventus pirlo

Sondazh

Poll

Sport 16 Janar 2021, 13:49

Sokol Cikalleshi ia bën “bam”

TURQI – Rikthehet pas një periudhe të gjatë dëmtimi Sokol Cikalleshi dhe rikthehet me gol. Sulmuesi kuqezi ka shënuar golin e parë në kampionat për Konyaspor. 1...