Sport

VIDEO/ Shkëlqen Armando Broja, rikthehet me asist dhe gol për Vitesen

16 Janar 2021, 17:38 Nga DOSJA
VIDEO/ Shkëlqen Armando Broja, rikthehet me asist dhe gol për Vitesen

HOLANDE – Sulmuesi i kombëtares Armando Broja rikthehet si protagonist te skuadra holandeze e Viteses. Pas një mungese në tri ndeshjet e fundit të vitit të shkuar, pezullimit edhe për shkak të Covidit, talenti kuqezi vjen si përcaktues në lojën e skuadrës së tij.

19-vjeçari shqiptar dhuroi asistin e golit të dytë në transfertën ndaj Emmen, ndërkohë që në minutën e 49-të, ai shënoi edhe golin e tretë, në fitoren 4-1 të Viteses, e cila pas javës së 17-të, me 38 pikët e mbledhura, kryeson renditjen e kampionatit së bashku me Ajaksin. Në minutën 77-të të këtij takimi Broja u zëvendësua nga Darfalut.

Për sulmuesin e Çelsit Armando Broja, që luan si lojtar i huazuar te skuadra Vitese, ky ishte goli i pestë i tij në Eredivisie, duke bërë një paraqitje mjaft të lavdërueshme në futbollin holandez, si një lojtar i talentur dhe me mjaft të ardhme.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport armando broja sulmuesi 19-vjecar sulmuesi i celsit sulmuesi i kombetares kuqezi sulmuesi i viteses armando broja sulmuesi 19-vjecar sulmuesi i celsit sulmuesi i kombetares kuqezi sulmuesi i viteses

Sondazh

Poll

Sport 16 Janar 2021, 13:49

Sokol Cikalleshi ia bën “bam”

TURQI – Rikthehet pas një periudhe të gjatë dëmtimi Sokol Cikalleshi dhe rikthehet me gol. Sulmuesi kuqezi ka shënuar golin e parë në kampionat për Konyaspor. 1...