Sport

Francezi Meite ambicioz: “Jam këtu te Milani për të arritur majat në Itali dhe Europë”

16 Janar 2021, 18:30 Nga DOSJA
Francezi Meite ambicioz: “Jam këtu te Milani për të arritur

ITALI – Përforcimi i parë i tregut dimëror të Milanit është Soualiho Meité, mesfushori 26-vjeçar francez, me origjinë nga Bregu i Fildishtë, i cili aktivizohet në qendër të repartit të mesfushës.  Ai pas ekzaminimeve mjekësore dhe nënshkrimit (huazim me të drejtën e blerjes) para se ta vinte veten në dispozicion të Pioli për ndeshjen në transfertë ndaj Kaljarit, u prezantua me tifozët e tij të rinj kuqezinj:

“Unë jam një lojtar që më pëlqen topi. Më pëlqen loja e mirë, teknika, driblimi. Më pëlqen gjithashtu të dribloj me të dy këmbët, – shpjegoi për kanalet zyrtare të klubit ish-lojtari i Torinos, i cili zgjodhi fanellën kuqezi me numrin 18. – “Unë jam i lumtur që jam në Milano. Eshtë një ekip i shkëlqyeshëm, me një histori të shkëlqyeshme”.

“Isha i lumtur kur ata më kërkuan, unë menjëherë fola për këtë me miqtë dhe familjen. Milani është legjendar, – shtoi lojtari i 17-të francez në historinë e kuqezinjve. – Milani gjithmonë ka pasur lojtarë të mëdhenj, ata gjithmonë kanë synuar objektiva të lartë, çka dua ta bëj edhe unë”. Duke folur për objektivat: “Qëllimi im është të ruaj nivelin e kësaj skuadre, dhe në fund të ngjitem sa më lart në renditje dhe të shkojmë përpara në Europë.”

?⚫ @soualihomeite‘s first words as a Rossonero
?️ “My objective is to play at the team’s level”

?⚫ Le prime parole in rossonero di Meïte
?️ “Il mio obiettivo è di mantenere il livello della squadra”#SempreMilan pic.twitter.com/g2ZGeyoQsu

— AC Milan (@acmilan) January 16, 2021

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport blerja me e re e milanit ishi i torinos mesfushori francez milani soualiho meite blerja me e re e milanit ishi i torinos mesfushori francez milani soualiho meite

Sondazh

Poll

Sport 16 Janar 2021, 13:49

Sokol Cikalleshi ia bën “bam”

TURQI – Rikthehet pas një periudhe të gjatë dëmtimi Sokol Cikalleshi dhe rikthehet me gol. Sulmuesi kuqezi ka shënuar golin e parë në kampionat për Konyaspor. 1...