Sport

Befason Nejmar: “Kam menduar të tërhiqem nga futbolli”

16 Janar 2021, 12:23 Nga DOSJA

FRANCE – Ylli brazilian Nejmar, në pamje të parë duket se është në gjendje shumë të mirë te Parisi i tij, por deklarata e fundit në një revistën “Gaffer”, i ka befasuar të gjithë. Mes të tjerave ish-ylli i Barçës ka theksuar se jo çdo gjë që shohim në futboll është e artë.

Mendoj ndonjëherë që të tërhiqem nga futbolli përderi sa njerëzit e duan këtë. Por kjo ndodh në ditët kur shkoj i nxehur në shtëpi, më pas qetësohem dhe rikthehem në realitetin dhe se sa shumë kam punuar për të arritur këtu. Unë e dashuroj futbollin,” – deklaron për “Gaffer” braziliani.Gjithashtu nga ana tjetër ai thekson se presioni nuk është se e pengon shumë. “Jam një njeri që e duroj presionin, për këtë jam numri 10 i Brazilit dhe i PSG-s. Unë e di që duhet të jap 100% kur luaj, sepse këtë presin të gjithë nga unë.”

Tashmë atij i është shtuar një tjetër trofe në karrierën e tij, Kupa e Francës me Poçetinon si trajner të ri.

B.T (Dosja.la)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 16 Janar 2021, 13:49

Sokol Cikalleshi ia bën “bam”

TURQI – Rikthehet pas një periudhe të gjatë dëmtimi Sokol Cikalleshi dhe rikthehet me gol. Sulmuesi kuqezi ka shënuar golin e parë në kampionat për Konyaspor. 1...