Sport

Vidal,merkato por edhe Juventus, Conte hap kartat në prag të derbit të Italisë: Nuk dua të tregoj favoritët, dua të…

16 Janar 2021, 18:21 Nga DOSJA
Vidal,merkato por edhe Juventus, Conte hap kartat në prag të derbit

ITALI-Juventusi si pikë referimi për të synuar objektiva të mëdha. Në prag të derbit të Italisë, trajneri i Interit, Antonio Conte, e bëri të qartë: “Ne duhet të kemi respekt për ata që kanë dominuar Italinë për vite me radhë. Kjo sfidë do të na bëjë të kuptojmë se ku jemi”.

JUVENTUS-Nuk dua të tregoj favoritët, ne duhet të kemi shumë respekt për një ekip që ka dominuar për nëntë vjet dhe dëshiron ta bëjë sërish. Më e pakta që mund të kemi ndaj Juventusit është respekti për atë që ata kanë bërë, nuk ka pasur histori në vitet e fundit. Vitin e kaluar ne shkurtuam diferencën dhe shpresojmë të jemi në gjendje ta bëjmë edhe këtë vit, pasi në vitet e kaluara ata shkëputeshin 20-25 pikë të gjithëve dhe nuk ishte mirë.”

MERKATO-Merkatoja për ne është e mbyllur në hyrje dhe në dalje dhe ne duhet të shfrytëzojmë maksimalisht potencialin tonë në skuadër.

ERIKSEN-Pas Brozovicit nuk kemi një regjizor me karakteristikat e duhura, kështu që ne po e vendosim Eriksen në atë pozitë për ta bërë atë të performojë në mënyrën më të mirë. Ai ka luajtur në pozicione të shumta me ne dhe të kesh një lojtar fleksibël është një avantazh. Mund të jetë i dobishëm.

VIDAL-Vidal ka përvojë dhe është gati për t’u përballur me këtë sfidë në mënyrën e duhur. Ne nuk po flasim për një fëmijë, por për një lojtar që ka fituar shumë me klube të rëndësishme. Jam i sigurt se ai do të përballojë presionin.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport conte eriksen inter juventus vidal conte eriksen inter juventus vidal

Sondazh

Poll

Sport 16 Janar 2021, 13:49

Sokol Cikalleshi ia bën “bam”

TURQI – Rikthehet pas një periudhe të gjatë dëmtimi Sokol Cikalleshi dhe rikthehet me gol. Sulmuesi kuqezi ka shënuar golin e parë në kampionat për Konyaspor. 1...