Sport

VIDEO/ Polemika në Apolonia-Laçi, gjyqtari Koçiu anullon një gol të laçianëve. Shikojeni…

16 Janar 2021, 16:43 Nga DOSJA
VIDEO/ Polemika në Apolonia-Laçi, gjyqtari Koçiu anullon

FIER – Kanë nisur polemikat pas ndeshjes Apolonia-Laçi, zhvilluar në stadiumin “Loni Papuçiut”, ku fierakët fituan 1-0, në kuadër të javës së 14-të të Superiore. Takimi u mbyll me golin e Gjatës të realizuar në minutën e 21-të.

Ndërkohë, pas minutës së 46-të të pjesës së parë, Laçi arriti të shënonte një gol, i cili do të ishte edhe i barazimit për kurbinasit. Mirëpo gjyqtari Andi Koçiu e anulloi, me justifikimin se Harmon, autori i golit të realizuar, ishte në pozicion jashtë loje.

Vendimi i gjyqtarit Koçiu u kontestua mjaft nga futbollistët laçianë, por ai ishte i palëkundur në vendimin e tij. Edhe pas ndeshjes, ky gol i anulluar, ishte objekt i protestave në kampin kurbinas. Shikojini pamjet dhe gjykoni vetë…

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport apolonia laçi skuadra fierakwe skuadra kurbinase apolonia laçi skuadra fierakwe skuadra kurbinase

Sondazh

Poll

Sport 16 Janar 2021, 13:49

Sokol Cikalleshi ia bën “bam”

TURQI – Rikthehet pas një periudhe të gjatë dëmtimi Sokol Cikalleshi dhe rikthehet me gol. Sulmuesi kuqezi ka shënuar golin e parë në kampionat për Konyaspor. 1...