Bota

Zgjedhjet në Kosovë/ Deri më tani 6 parti kanë aplikuar për të marrë pjesë në proces

15 Janar 2021, 19:49 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë/ Deri më tani 6 parti kanë aplikuar

KOSOVË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar ditën e sotme se deri më tani janë gjashtë parti politike që kanë aplikuar për të qenë pjesëmarrëse në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Po ashtu, në njoftim thuhet e deri më tani 134 kandidatë kanë kërkuar të çertifikohen. Këta kandidatë janë nga: Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (33 kandidatë); Jedinstvena Goranska Partija (16 kandidatë); Srpska Lista (20 kandidatë); Romani Iniciyativa (12 kandidatë); Ujedinjena Zajednica – Adrijana Hodzic (13 kandidatë); Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (10 kandidatë).

Bëhet e ditur, se deri më tani asnjë nga partitë e mëdha nuk ka aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhje.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”. Sipas vendimit të marrë, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, të cilat do të zhvillohen në 14 shkurt.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosove zgjedhjet e parakohshme në kosovë kosove zgjedhjet e parakohshme në kosovë

Sondazh

Poll