Bota

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë/ Sonazhi për fituesin, Avdullah Hoti: Njerëzit s’votojnë në Facebook por në kuti

15 Janar 2021, 18:44 Nga DOSJA
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë/ Sonazhi për fituesin, Avdullah

KOSOVË-Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti, ka komentuar, deklaratat e Lëvizjes VetëVendosja se janë parti e parë dhe e kanë të sigurt fitoren. 

Gjatë vizitës së tij në gjatë një vizite elektorale në Kaçanik, duke  iu referua sondazheve të bëra për partinë Vetëvendosja ai ka thënë se votimi bëhet në kuti dhe jo në Facebook.

“Është krijuar perceptim në opinion se gjoja LDK-ja nuk i ka punët mirë. Mesazhin që jam duke e marr edhe sonte këtu, edhe nëpër degët tjera ku jam tash e një javë nëpër vizita, është i qartë – po na thonë ‘këtu jemi’. Njerëzit nuk votojnë në Facebook, njerëzit votojnë në kuti. Njerëzit nuk votojnë nëpër ato ekranet e mëdha të debateve televizive komerciale, por votojnë në kuti të votimit. Kur e hedh votën në kuti të votimit, nisesh prej mendjes dhe zemrës tënde,“-ka thënë ai.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”. Sipas vendimit të marrë, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, të cilat do të zhvillohen në 14 shkurt.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti zgjedhjet e parakohshme në kosovë avdullah hoti zgjedhjet e parakohshme në kosovë

Sondazh

Poll