Bota

Qeveria në Kosovë aprovon lehtësimin e masave për përballimin e Covid-19

15 Janar 2021, 18:59 Nga DOSJA
Qeveria në Kosovë aprovon lehtësimin e masave për

KOSOVË-Qeveria e Kosovës ka aprovuar propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për ndryshimin e masave të përgjithshme dhe specifike për parandalimin e Covid-19. Lajmi është konfirmuar nga Zyra e Kryeministrit, përmes një deklarate për mediat.

“Duke vepruar sipas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë, është aprovuar edhe vendimi për ndryshimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtje nga pandemia Covid-19 në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Bëhet e ditur, se ndër masat që do të merren, do të jetë heqja e orës policore në të gjitha komunat e vendit. Po ashtu, do të zgjatet orari i punës për gastronominë, nga ora 20:00 sa është tani, deri në orën 21:00 ose 22:00, kjo do të bëhet për secilin kategorizim të komunave.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 55.135 raste pozitive, ndërsa 1.399 persona kanë humbur jetën.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosove lehtesohen masat ne kosove kosove lehtesohen masat ne kosove

Sondazh

Poll