Bota

I akuzuar për krime gjatë luftës, gjendet i vdekur ish-efektivi i policisë në Kosovë

15 Janar 2021, 19:48 Nga DOSJA
I akuzuar për krime gjatë luftës, gjendet i vdekur ish-efektivi i

KOSOVË– Ditën e sotme policia e Kosovës ka konfirmuar se është gjetur një trup i pajetë, në afërsi të liqenit të Badovcit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, ka sqaruar se për rastin në fjalë janë lajmëruar edhe familjarët e viktimës.

Sot, më 15.01.2021, pak pas orës 14:00, policia është njoftuar për një rast që ka ndodhur në rrugën që shpie nga Mati për te liqenin e Badovcit, ku një person ishte pa shenja jete. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka kontaktuar familjarët e personit, si dhe ka ftuar prokurorin e shtetit dhe ekipet e mjekësisë urgjente.Viktima është: Fadil Syleviqi, mashkull”, tha Krasniqi.

Një dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti, i cili ka pranuar ishte pjestar i një grupi kriminal e ka akuzuar dikur Syleviqin se ka urdhëruar disa vrasje gjatë kohës kur grupi i tyre funksiononte.

Polici Fadil Syleviqi është i përshirë në shumë vrasje”, tha asokohe Mehmeti, duke mos treguar specifikisht në cilat.

Po ashtu kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kishte akuzuar Fadil Syleviqin se në prillin e vitit 1998 e ka vrarë atdhetarin Hafir Shala.

Sa i përket vdekjes së ish-efektivit të policisë, grupi hetimor po punon në zbardhjen e plotë të rrethanave.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni gjendet i vdekur fadil syleviqi gjendet i vdekur fadil syleviqi

Sondazh

Poll