Bota

Elon Musk bllokon ‘Signal’, aplikacioni njofton: Nuk punon për shkak të problemeve teknike!

15 Janar 2021, 19:18 Nga DOSJA
Elon Musk bllokon ‘Signal’, aplikacioni njofton: Nuk punon për

SHBA– Aplikacioni i mesazheve ‘Signal’ është bllokuar në të gjithë botën për shkak të disa problemeve teknike. Shumë përdorues kanë raportuar problemin, ndërsa kompania njoftoi pak më parë në Twitter se bllokimi ka ndodhur për shkak të një problemi teknik.

“Sinjali po përjeton vështirësi teknike. Ne po punojmë shumë për të rivendosur shërbimin sa më shpejt të jetë e mundur,” shkruan Signal.

 

Signal is experiencing technical difficulties. We are working hard to restore service as quickly as possible.

— Signal (@signalapp) January 15, 2021

Sipas firmës analitike të aplikacioneve Sensor Tower, Signal pati 2.3 milion shkarkime të reja në vetëm Indi midis datave 6 dhe 10 Janar.

Aplikacioni u shkarkua 24,000 herë midis 1 dhe 5 janarit, sipas Sensor Tower, e cila tregon se përdoruesit e WhatsApp kaluan menjëherë te Signal pas problemeve me privatësinë.

Themeluesi i Tesla,  Elon Musk kritikoi Facebook-un pas problemeve me WhatsApp dhe u kërkoi përdoruesve të kalojnë në Signal. Numri i përgjithshëm i shkarkimeve i Signal në Google Play Store është në mbi 50 milion.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bllokohet signal elon musk bllokohet signal elon musk

Sondazh

Poll