Bota

FOTO/ Mbërrijnë në Kosovë frigoriferët për ruajtjen e vaksinave anti-COVID, Ministri i Shëndetësisë: Jemi gati, së shp

15 Janar 2021, 19:11 Nga DOSJA
FOTO/ Mbërrijnë në Kosovë frigoriferët për

KOSOVË-Ditën e sotme në Kosovë, kanë mbërritur frigoriferët për mirëmbajtjen e vaksinave anti-COVID. Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili ndër të tjera ka thënë se vendi është gati për marrjen e vaksinës.

Gjithashtu, ai ka thënë se shumë shpejt do të mbërrijnë edhe vaksinat.

“Qytetarë të vendit tim, profesionistë shëndetësorë, partnerë ndërkombëtarë, bashkëpunëtorë në luftimin e pandemisë Covid-19, Sot arritën frigoriferët për ruajtjen e vaksinës anti Covid, të siguruar nga Ministria e Shëndetësisë që bëjnë ftohjen dhe mirëmbajtjen për vaksinat deri në – 86 gradë.Jemi gati për pranimin e vaksinës, siç kërkojnë kushtet e ruajtjes, të cilat e kërkojnë frigoriferin deri në minus 70 gradë. Po ashtu, kemi përgatitur strategjinë për vaksinim dhe distribuimin e saj. Në MSh dhe IKShKP janë marrë të gjitha masat dhe jemi përgatitur për vaksinim. Vaksina po vjen! Ruani higjienën, bartni maskë dhe mbani distancën,  Bashkë ia dalim!, -shkuar ai.

Postimi i plotë:

Qytetarë të vendit tim, profesionistë shëndetësorë, partnerë ndërkombëtarë, bashkëpunëtorë në luftimin e pandemisë…

Posted by Armend Zemaj on E premte, 15 Janar 2021

 

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 55.135 raste pozitive, ndërsa 1.399 persona kanë humbur jetën.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni armend zemaj kosove armend zemaj kosove

Sondazh

Poll