Bota

Vendimi rreth kandidaturës së Albin Kurtit për deputet/ Kryetarja e KQZ-së e pavendosur: Do vendoset diku rreth datës 22 ja

15 Janar 2021, 19:21 Nga DOSJA
Vendimi rreth kandidaturës së Albin Kurtit për deputet/ Kryetarja

KOSOVË-Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka zbuluar se vendimi rreth kandidimit apo jo të Albin Kurtit për deputet do të merret rreth datës 22.

“Diku rreth datës 22 do të dalim me vendim dhe natyrisht është e mundur të apelohet në instanca të tjera. Vendimi do të merret në mënyrë kolegjiale,“-ka thënë ajo.

Mandati i Albin Kurtit është në diskutim pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese ku të dënuarit me burgim në tri vitet e fundit nuk lejohet të kandidojnë.

Presidentja aktuale e Kosovës, Vjosa Osmani do të garojë për presidente si kandidate e përbashkët e koalicionit, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma. Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese.

Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”. Sipas vendimit të marrë, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, të cilat do të zhvillohen në 14 shkurt.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurtin zgjedhjet e parakohshme në kosovë albin kurtin zgjedhjet e parakohshme në kosovë

Sondazh

Poll