Bota

Presidenti turk Erdogan bisedë telefonike me kryeministrin italian Conte, diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe

15 Janar 2021, 19:40 Nga DOSJA
Presidenti turk Erdogan bisedë telefonike me kryeministrin italian Conte,

ITALI-Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ditën e sotme ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin italian Giuseppe Conte, ku kanë diskutuar në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe. Lajmi është konfirmuar nga një njoftim zyrtar nga Drejtoria e Komunikimit të Turqisë.

“Erdogan dhe Conte diskutuan hapat për të përmirësuar marrëdhëniet midis dy vendeve dhe zhvillimet rajonale,“- thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Komunikimit të Turqisë.

Gjithashtu, bëhet e ditur se presidenti Erdogan ka falënderuar Italinë për mbështetjen e saj në lidhje me Bashkimin Evropian, duke shtuar se beson se Roma do të udhëzojë BE-në të mbaj një qëndrim të drejtë për çështjet në Mesdheun Lindor.

“Unë besoj se Italia do të çojë Bashkimin Evropian të ndjekë një qëndrim të bazuar në mendjen e ndershme dhe drejtësinë në Mesdheun Lindor,”-ka thënë ai.

Po ashtu, Erdogan ka thënë se Turqia vlerëson marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Romës dhe se pas lehtësimeve të situatës së pandemisë, të dy vendet do të dëshironin të zhvillonin një samit të tretë ndërqeveritar në Turqi.

Të dy anëtarët e NATO-s, Turqia dhe Italia janë dy fuqi rajonale që ndajnë interesa, histori dhe vlera të përbashkëta në Mesdhe. Gjithashtu, Turqia dhe Italia kanë lidhje historike me Libinë në Afrikën e Veriut. Turqia ka mbështetur qeverinë legjitime me bazë në Tripoli kundër sulmeve të komandantit puçist Khalifa Haftar.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni giuseppe conte itali-turqi marredheniet turqi-itali recep tayyip erdoğan giuseppe conte itali-turqi marredheniet turqi-itali recep tayyip erdoğan

Sondazh

Poll