Sport

I famshmi Uejni Runi, vishet me kostumin e trajneri të Derbi Kauntit

15 Janar 2021, 16:22 Nga DOSJA

ANGLI – Ish-futbollisti i shquar anglez Uejni Runi do të jetë trajneri i ri me kohë të plotë i skuadrës së Derbi Kauntit. Ish-lojtari i kombëtares së “Tre luanëve” është tërhequr nga futbolli i luajtur, duke rinovuar kontratën deri në 2023, për të drejtuar si trajner skuadrën që militon në Championship.

Ish-kapiteni 35-vjeçar i Mançester Junajtid, i cili mori detyrën e trajnerit të përkohshëm në nëntor, tani do të përqendrohet zyrtarisht në karrierën e tij si trajner. “Pavarësisht ofertave të tjera, unë instiktivisht e dija, se Derbi Kaunti ishte skuadra e duhur për mua,”- ka deklaruar Uejni Runi.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport derbi kaunti ish-futbollisti i anglise ish-kapiteni i mancester junajtid uejni runi derbi kaunti ish-futbollisti i anglise ish-kapiteni i mancester junajtid uejni runi

Sondazh

Poll