Sport

Dëmtohet rëndë Indrit Tuci, talenti i kuqezinjve U-21 mbyll sezonin…

15 Janar 2021, 13:58 Nga DOSJA

KROACI – Lajme as pak të këndshme vine nga Zagrebi, kryeqyteti i Kroacisë. Sulmuesi i përfaqësueses kuqezi U-21, Indrit Tuci, mësohet se ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe me gjasa, i ka thënë lamtumirë vazhdimit të sezonit në vijim.

20-vjeçari i talentuar, që është pjesë e skuadrës së Lokomotivës së Zagrebit që nga viti 2019, ka dëmtuar ligamentet në gju gjatë një seance stërvitore dhe për pasojë, do të detyrohet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, raportohet nga klubi kroat.

Sulmuesi 20-vjeçar, i lindur në Lezhë, por i rritur në Laç të Kurbinit, këtë kampionat kishte realizuar 3 gola me Lokomotivën e Zagrebit. Sakaq, shtatlarti Tuci në sajë të talentit dhe aftësive të tij, ndiqej me interesim nga disa klube të huaja.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport indrit tuci sulmuesi i lokomotives se zagrebit sulmuesi i perfaqesueses u-21 indrit tuci sulmuesi i lokomotives se zagrebit sulmuesi i perfaqesueses u-21

Sondazh

Poll