Sport

15.000 euro për 15 gola dhe asiste, ja çfarë refuzoi Vllaznia për Ardit Hoxhajn…

15 Janar 2021, 14:04 Nga DOSJA

SHKODER – Në këtë periudhë të merkatos zbulohet se ka edhe lojtarë nga kampionati shiptar që vlejnë, madje vlejnë shumë. I tillë është Ardit Hoxhaj, shënuesi më i mirë në Superiore deri më tani, me 7 gola të shënuar.

Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re edhe nga klube të huaja, madje vlonjati ka marrë edhe një ofertë konkrete nga Boluspor.

Diçka e tillë u zbulua edhe në emisionin e gazetarit Gerti Çarçani, “Pressing” në “ABC News” mbrëmjen e djeshme. “Më njoftojnë se Vllaznia ka refuzuar një ofertë të Boluspor për Ardit Hoxhajn”.

Ndërkohë, “Dosja.al” zbulon një faksimile të ofertës zyrtare që i ka shkuar  Vllaznisë për një nga elementët më të vlefshëm të saj. Por, oferta për drejtuesit e skuadrës shkodrane është konsideruar qesharake, ndaj edhe ajo është refuzuar.


B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll