Sport

Pioli me “dhembje koke”, dëmtohen Çalhanaglu dhe Hernandez para Kaljarit

15 Janar 2021, 15:48 Nga DOSJA
Pioli me “dhembje koke”, dëmtohen Çalhanaglu dhe

ITALI – “Djajve” të Milanit nuk po i ndahen mungesat në këtë fillim të vitit 2021. Infermieria vazhdon te jetë e mbushur dhe me sa duket do ende shumë kohë që të boshatiset. Trajneri është në vështirësi.

Mediat pranë klubit kuqezi raportojnë se mbrojtësi Theo Hernandez dhe mesfushori Hakan Çalhanoglu nuk janë stërvitur sot, pasi vuajnë dëmtime të lehta, të cilat rrezikojnë të mos rikuperojnë për transfertën e të hënës ndaj Kaljarit.

Këtyre të dyve u shtohen edhe Ante Rebiç e Rade Kruniç, që vijojnë të jenë në izolim nga Covid-19, Rafael Leao i pezulluar, si dhe të dëmtuarit e tjerë Mateo Gabia, Ismael Benacer e Aleks Saelemaekers.

Kësisoj tekniku Stefano Pioli duhet të improvizojë për ndeshjen e radhës. Mangësitë janë në të gjithë repartet. Ibra në sulm dhe Romanjoli prapa përpara Donarumës, duhet të shtërngojnë dhëmbët për të përballuar me sukses sfidën ndaj Kaljarit.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport hakan calhanoglu milani stefano pioli theo hernandez hakan calhanoglu milani stefano pioli theo hernandez

Sondazh

Poll