Sport

Partizani me “pesha të rënda”, dy afrimet e reja i prezanton Olsi Rama: Presim edhe…

15 Janar 2021, 09:21 Nga DOSJA
Partizani me “pesha të rënda”, dy afrimet e reja i

TIRANË-Me zhbllokimin e merkatos, pas të drejtës të fituar në CAS, kryeqytetasit kanë lëvizur pikërisht në repartin ku kishte më pak problem, ose ndoshta edhe mund të mos kishte fare. Dy blerje në sulm, kur mbrojtja është në hall. Stenio Junior dhe fantazisti i Bylis Valentino Murataj janë blerjet e para të janarit për Partizanin, që kanë nisur të kërkojnë tashmë sistemim të një ofensive që kishte shtatë alternativa që më parë, për të shmangur mbipopullimin. Lojtarët janë prezantuar nga drejtori i përgjithshëm i Partizanit Olsi Rama, i cili menjëherë mori fjalën për mediat e pranishme.

“Murataj është një njohje e vjetër e Partizanit, është rritur këtu. Ishte dështirë e trajnerit Daja. E kthyem në familje për të shtyuar kualitetin cilësinë, agresivetin që ka shprehur dhe në Ballsh. Ishte një marrëveshje e arritur me Bylisin.

Stenio Zhunior ka pasur një karrierë shumë të mirë te Shkëndija. Ka ndërhyrë dhe përvoja e Pollozhanit te Shkëndija. Kur doli i lirë te Shkëndija, ishte i mirëpritur te ne. Ishte zgjedhja jonë e parë. Presim dhe elementë të tjerë. Nuk duam t’i lëmë gjërat për në 31 janar. Duam ta kemi ekipin sa më të përgatitur dhe sa më shpejt. Në momentin që do identifikojmë elementë me kosto, do pranojmë sakrifica. Kemi dhe Partizanin B, mund të bëhen pjesë e ekipit të parë nëse bëjnë mirë në ekipin e parë. Çdo është i nevojshëm, asnjë sështë i domosdoshëm. Në këtë moment, do të bëjmë analizë në planin tekniko-taktit”, u shpreh Rama.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport olsi rama partizani stenio junior valentino murata olsi rama partizani stenio junior valentino murata

Sondazh

Poll