Sport

Situata te Skënderbeut, trajneri Ahmataj i shqetësuar: “Zgjedhjet janë të limituara”!

15 Janar 2021, 14:47 Nga DOSJA
Situata te Skënderbeut, trajneri Ahmataj i shqetësuar:

KORÇE – Në mbrëmjen e nesërme, duke nisur nga ora 16:45, në qytetin e Korçës do të përballen Skënderbeu-Partizani, në kuadër të javës së 14-të të kampionatit të Superiore. Në konferencën për shtyp para këtij takimi, trajneri Julian Ahmataj ka folur jo vetëm për ndeshjen ndaj Partizanit, por edhe për problematikën e skuadrës korçare.

Merkatoja e bllokuar? “Akoma nuk jemi të qetë, sepse afrimet e merkatos nuk janë federuar akoma. Duhen edhe disa procedura që të jenë gati për ndeshjen, nuk e dimë do t’i kemi nesër apo jo. Nga momenti në moment pritet të zhbllokohet merkato. Lojtari që ka bllokuar merkaton nuk ka dhënë akoma konfirmimin, ky konfirmim ka vonuar deri ditën e sotme. Besoj se do të zgjidhet”.

Formacioni? “Kemi shumë vështirësi, sepse jemi shumë të brishtë dhe të paktë në numër. Përzgjedhjet janë të limituara. Rritet shkalla e vështirësisë, por jam i bindur që të gjithë lojtarët që janë në dispozicion do të japin maksimumin për të bërë një gjë të mirë në ndeshjen me Partizanin. Të gjithë kundërshtarët janë të vështirë. Kemi marrë rezultate të mira me skuadra të forta, por kemi çeduar me disa skuadra të ‘vogla’.

Vazhdimësia? “Nuk ka ndeshje të lehta, vështirësohen me vazhdimin e lojës, ose i thjeshtëson ti me mënyrën se si e përgatit ndeshjen. Si futbollist kam luajtur në borë, por si trajneri është hera e parë që do drejtoj ekipin në borë. Vijmë nga dy ndeshje pozitive. Mendoj që skuadra bëri një punë shumë të mirë ndaj Kastriotit, pavarësisht barazimit që pësuam në fund. Duhet të jemi edhe më të impenjuar, pasi inercia në futboll nuk vlen”.

Konkurrenca? “Jemi në shumë bisedime për të forcuar skuadrën. Një gjë e tillë rrit konkurrencën dhe oponencën brenda stërvitjes. Kjo ndihmon skuadrën, pasi gjithmonë ka një progres në cilësinë e skuadrës”,- ka deklaruar trajneri i Skënderbeut, Julian Ahmataj.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport julian ahmataj merkato e bllokuar sfida ndaj partizanit skenderbeeu trajneri i skuadres korcare julian ahmataj merkato e bllokuar sfida ndaj partizanit skenderbeeu trajneri i skuadres korcare

Sondazh

Poll