Sport

Ekip sulmues dhe afrime të reja,menaxheri i Tiranës jep… “gradat” e reja: Jemi në bisedime me…

15 Janar 2021, 10:17 Nga DOSJA
Ekip sulmues dhe afrime të reja,menaxheri i Tiranës jep…

TIRANË-Deri tani goditjet në merkato te skuadra e Tiranës janë dy: Taulant Seferi e Jocelyn Behirachte. Po në klubin bardheblu mund të vijnë edhe të tjerë, të paktën sipas fjalëve të Enton Spahiut, menaxherit të Tiranës.

“Tirana kërkon sulmuesin bullgar, Ahmed Ahmedov – Është e vërtetë, por kemi pasur negociata dhe me sulmues të tjerë. Për etikë, negociatat nuk mund të tregohen, përderisa emrat nuk janë bërë publikë. Thjesht jemi në negociata me disa lojtarë, janë disa alternativa që i janë ofruar stafit teknik dhe klubeve. Do të shohim si është procedura në vazhdim.

Menaxheri i Tiranës, foli edhe për Ernest Muçin, një nga lojtarët që po kërkohet në Austri dhe Portugali, ndërsa kartoni i sulmuesit nga drejtuesit bardheblu vlerësohet afërsisht 400-500 mijë euro.

“Është i qetë, i fokusuar. Në çdo minutë mendon të japë më të mirën. Ofertat nuk komentohen. Nuk është sekret që ka interes të madh për të.” Përfundon Enton Spahiu.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport enton spahiu tirana enton spahiu tirana

Sondazh

Poll