Sport

FOTO / Pamje spektakolare të stadiumit “Skënderbeu”, por për futboll…

15 Janar 2021, 14:16 Nga DOSJA

KORCE – Skënderbeut do të përballet nesër me Partizanin, por pamjet e fundit nga stadiumi bardhekuq tregojnë diçka të pazakontë. Punonjësit e stadiumit po bëjnë të pamundur për të pastruar borën, por për një situatë të tillë nevojiten mjete më të specializuara.

Megjithëse fusha e stadiumit “Skënderbeu” është rënduar ndjeshëm, nuk ka ende sinjalizime se ndeshja mes bardhekuqve dhe “demave” mund të shtyhet. Gjithsesi këto janë pamjet që sjell “Dosja.al” nga një prej stadiumeve më të mirë të vendit.

Pamja duket shumë e bukur, ama për aspektin sportiv, duket se do të jetë shumë e vështirë për lojtarët ditën e shtunë.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll