Sport

Pagoi 11.5 milionë euro për dy portugezët, gafa e madhe e Lazios, transferta financiare shkoi te ekipi tjetër

15 Janar 2021, 10:01 Nga DOSJA
Pagoi 11.5 milionë euro për dy portugezët, gafa e madhe e Lazios,

ROMË-Më 31 gusht të vitit 2017 Lazio arriti të transferonte nga Sporting Braga dy talentët portugezë si Petro Neto dhe Bruno Jordao. Dy lojtarët u prezantuan nga drejtori teknik Igli Tare, megjithatë e bukura qëndron te mënyra sesi është bërë pagesa. Sipas “The Guardian”, klubi lacial ka ngatërruar Sporting Braga me Sporting Lisbon në llogarinë financiare duke paguar gabimisht shifrën e transferimit për një total që shkonte 11.5 milionë euro.

Gabimi i jashtëzakonshëm u konfirmua përmes postës elektronike për gazetën angleze nga sekretari i përgjithshëm Armando Calveri. “Do të doja të sqaroja se Lazio bleu të dy lojtarët (Pedro Neto dhe Bruno Jordao) nga Sporting Braga dhe jo nga Sporting Lisbona”, ka treguar fillimisht Calveri.

 

La #Lazio ha pagato 11 mln… alla squadra sbagliata. Invece che versare la cifra nelle casse dello Sporting Braga, gli uffici del club hanno preso l’IBAN dello Sporting Lisbona, facendo il bonifico alla squadra errata per il trasferimento di Pedro Neto ?

[ @guardian ] pic.twitter.com/7RWW41aQBE

— Cronache di spogliatoio (@CronacheTweet) January 14, 2021

“Fatkeqësisht, ishte një gabim i bërë nga departamenti ynë financiar që u ngatërrua nga emrat e ngjashëm të klubeve. Siç e dini mirë, Sporting Lisbona kurrë nuk regjistroi lojtarët. Ne do të rregullojmë bilancet tona duke specifikuar shënimet në lidhje me dy rastet”. Duket sikur gabimi ishte thjesht një gabim i shkruar në llogari dhe paratë nuk shkuan te Sporting Lisbona.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bruno jordao lazio sporting braga tare bruno jordao lazio sporting braga tare

Sondazh

Poll