Sport

Brdariç: “Nesër është ndryshe, do të luajmë për fitore ndaj Kukësit!”

14 Janar 2021, 15:38 Nga DOSJA

SHKODER – Si zakonisht, një ditë para ndeshjes së radhës, trajneri i shkodranëve Thomas Brdariç ka dalë para mediave, për të folur për sfidën e të premtes ndaj Kukësit. Edhe pse skuadra verilindore e ka mundur Vllazninë, brenda në “Loro Boriçi”, tekniku gjerman ka shprehur besim se këtë herë, gjithçka do të jetë ndryshe. Brdariç gjithashtu ka folur edhe për gjëndjen e skuadrës së tij, si dhe për afrimin e fundit të merkatos, sulmuesin Cise.

Mungesat dhe situata në ekip? “Përshëndetje! Jam shumë i lumtur që do të luajmë nesër në një fushë si ajo e Elbasanit ndaj Kukësit. Kemi lojtarë supermotivuar dhe jemi gati. E kuptova pyetjen, kemi lojtarë për nesër, nuk ankohemi. Gurishta nuk luan, as Ardit Hoxha, Dunga dhe Da Silva. Mendoj se kemi lojtarë që mund t’i zëvendësojnë këta futbollistë që të luajnë. Janë të përqëndruar dhe e kanë treguar në përgatitje, ashtu siç ua kemi kërkuar. Mendoj se do të jemi konkurues nesër”.

Kukësi, skuadra për t’u mundur? “Po, e kemi marrë shumë seriozisht. I dimë pikat e forta të Kukësit. Duhet të përballemi shumë mirë me ta. Të bëjmë maksimumin për të fituar dhe të marrim pikë ndaj tyre”.

Situata e Kukësit, favor për Vllazninë? “E di se si kanë luajtur më parë, por kjo s’ka rëndësi. Nesër është ndryshe. Është ndryshe nga ajo humbje me ta. Kemi mësuar shumë. Kemi marrë rezultate pozitive. Duhet të vazhdojmë përpara dhe të tregojmë përqëndrim maksimal. Të zbatojmë porositë për ndeshjen e nesërme”.

Vllazni sulmuese ndaj Kukësit? “Ne nuk luajmë me 11 portierë”.

Cise, përshtypja e parë? “E dimë që nuk jemi në gjende të sjellim futbollistë me emër, si Tirana dhe ekipet e tjera. Duhet të jemi të përulur dhe për të ardhmen të punojmë fort. Të sjellim lojtarë të përshtatshëm për Vllazninë. Cise është djalë i mirë, ka karakter të fortë. Ai ka nevojë për kohë. Duhet të shikojmë si do të përshtatet në ditët e ardhshme për të parë nëse është i përshtatshëm”,– përfundoi trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fusha e elbasanit loro borici skuadra e kukesit skuadra shkodrane thomas brdaric. vllaznia fusha e elbasanit loro borici skuadra e kukesit skuadra shkodrane thomas brdaric. vllaznia

Sondazh

Poll