Sport

Andi Murrej me Covid para fluturimit për në Melburn, pjesëmarrja e tij në “Australian Open” në rrezik

14 Janar 2021, 11:11 Nga DOSJA
Andi Murrej me Covid para fluturimit për në Melburn, pjesëmarrja

ANGLI – Testi anti-Covid-19, i dy herë kampionit të Uimbëlldonit këtë javë, ka dalë pozitiv, por sipas miqve të tij, tenisti i famshëm po përjeton vetëm simptoma të vogla dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Andi Murrej, tri herë fitues i Grand Slam, jeton në rezidencën e tij që kushton 5 milion paund në Surrey, bashkë me gruan Kim dhe tre fëmijët e vegjël: Sofia, Edie dhe Tedi.

Tenisti 33-vjeçar, ish-numri 1 në botë, është vetë-izoluar në shtëpi, duke shpresuar të udhëtojë për të marrë pjesë në turneun, i cili fillon në 8 shkurt. Gjithsesi, “Sun Sport” shkruan se Murrej, një baba i tre fëmijëve, do të udhëtojë për në Melburn, vetëm kur të jetë plotësisht i sigurt dhe vetëm nëse ai është rrezik zero për dikë tjetër.

Megjithatë, “dritarja” e tij e mundësisë për të qenë në Australi po mbyllet shpejt, veçanërisht pasi secili prej 1,200 tenistëve dhe stafit mbështetës, duhet t’i nënshtrohen një periudhë të detyrueshme karantine 14-ditore, në një hotel të caktuar në Melburn. Ata do të lejohen të largohen nga dhomat e tyre të hotelit, për një maksimum prej pesë orësh në ditë, dy prej të cilave mund të shfrytëzohen për stëvitje në fushë, me një partner të caktuar goditës.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport andi murrej australia open andi murrej fituesi i uimbelldonit grand slem ish-numri nje i botes andi murrej australia open andi murrej fituesi i uimbelldonit grand slem ish-numri nje i botes

Sondazh

Poll