Sport

Neymar e goditi me shpullë para 4 muajsh, pas Superkupës braziliani gjen kohën të tallet me Alvaron :Të bëra të famshëm,

14 Janar 2021, 11:10 Nga DOSJA

FRANCË– PSG fitoi Superkupën e Francës duke mposhtur me shifrat 2-1 Olympique Marseille. “Le Classique” këtë herë ishte më pak i qetë krahasuar ndeshjen e 13 shtatorit në kampionat, kur futbollisti i PSG, Neymar dhe ai i Marseille Alvaro u konfliktuan në fushë, me brazilianin që e goditi me shpullë pas koke. Edhe këtë herë dyshja shkaktoi debat, por jo në fushë, dy lojtarët gjetën momentin të thumbonin njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Mbrëmë pas ndeshjes Neymar postoi një foto në Twitter ku shkroi: “Ti je Alvaro, apo jo?”. Nuk vonoi shumë as përgjigja e mbrojtësit. “Prindërit më kanë mësuar t’i hedh plehrat”, shkroi mbrojtësi i Marseille.

Neymar e vazhdoi zënkën në distancë dhe shkroi: “Ti ke harruar si ngrihen trofetë”. Alvaro e vazhdoi zënkën duke e lidhur këtë herë me Pele. “Ti do mbetesh gjithmonë në hijen e mbretit (Pele)”. Neymar e ktheu sërish përgjigjen. “Ti do jesh në hijen time, të bëra të famshëm. Je i mirëpritur ‘Fenomen’”, shkroi braziliani, duke mbyllur kështu bisedën publike me Alvaron.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alvaro marseille neymar psg alvaro marseille neymar psg

Sondazh

Poll