Sport

Paris SG fiton për herë të 10-të Superkupën e Francës, mundi Marsejën në finale

14 Janar 2021, 07:21 Nga DOSJA
Paris SG fiton për herë të 10-të Superkupën e

FRANCE – Argjentinasi Mauricio Poçetino arriti të fitojë trofeun e parë në stolin e Paris SG. Kampionët e Francës fituan 2-1 ndaj Olimpik Marsejës në ndeshjen finale të Superkupës së Francës, që u luajt në ”Stade Bollaert-Delelis” të Lensit. Kjo ishte edhe fitorja e 10-të e Superkupës së Francës për skuadrën kryeqytetase të Paris SG-së.

39’ – Shënohet goli i pare i takimit. Kros i gjatë dhe goditje me kokë e Mauro Ikardit. Portieri i Marsejës e ndaloi një herë argjentinasin, por nuk kishte çfarë të bënte në goditjen e dytë. Topi në rrjetë dhe Paris SG në avantazh.

85’ – Goli i që siguroi fitoren Paris SG-së. Skuadra e Poçetinos fitoi një penallti, ku Nejmar nuk gaboi nga pika e bardhë. Paris SG kryeson 2-0 ndeshjen finale.

89’ – Marsejë nuk u dorëzohet. Dimitri Pajet realizoi një gol të bukur, por nuk pati më kohë për të barazuar. Përfundimisht 2-1 për Paris SG, që fitoi për herë të 10-të në histori Superkupën e Francës.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport marseja paris sg superkupa e frances marseja paris sg superkupa e frances

Sondazh

Poll