Sport

VIDEO/ Kupa Libertadores, duel brazilian në finalen e “Marakana”-s

14 Janar 2021, 10:29 Nga DOSJA
VIDEO/ Kupa Libertadores, duel brazilian në finalen e

BRAZIL – Skuadra e njohur braziliane e Santosit, u kualifikuar për në finalen e Kupës Libertadores.  Në mëngjesin e sotëm, në gjysmëfinalen e kthimit midis Santosit dhe argjentinasve të Boka Juniorsit, skuadra braziliane fitoi me rezultatin 3-0, duke siguruar kësisoj edhe kualifikimin për në finale. Takimi i pare midis tyre kishte përfunduar 0-0.

Diego Pituca hapi serine e golave në minutën e 16-të, ndërsa në pjesën e dytë shënuan edhe Soteldo (49’) dhe Braga (51’). Në minutën e 56-të, Fabra u ndëshkua me karton të kuq, duke vështirësuar reagimin argjentinasve të Bokas.

Finalja për Kupën Libertadores, veprimtari ekuivalente me Champions League në Europë, do të luhet më 30 janar në mitikun “Marakana”. Përballë Santosit do të jetë skuadra tjetër braziliane e Palmeirasit, e cila dje eliminoi argjentinasit e River Plates.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport boka juniors kupa libertadores palmeiras river plate santos stadiumi marakana boka juniors kupa libertadores palmeiras river plate santos stadiumi marakana

Sondazh

Poll