Sport

Hallaçi: “Një fitore nesër ndaj Vllaznisë e bën çdo gjë të hapur”

14 Janar 2021, 15:16 Nga DOSJA
Hallaçi: “Një fitore nesër ndaj Vllaznisë e bën

TIRANE – Skuadra e Kukësit, nesër, në orën 18:00, në “Elbasan Arena” do të luajë kundër skuadrës së Vllaznisë, në kuadër të javës së 14-të të kampionatit. luan nesër një sfidë shumë delikate kundër Vllaznisë në “Elbasan Arena” në orën 18:00. Verilindorët vinë në këtë përballje në një situatë tepër delicate, ndërkohë që trajneri Hallaçi në konferencën e sotme për shtyp, është shprehur se ka besim te fitorja e ekipit të tij.

Kundërshtari? “Çdo ndeshje ka vështirësitë e veta, sepse duhet shumë sforco dhe të hyjmë me ego. Ndaj Vllaznisë është ndeshje shumë e vlerësuar nga ana jonë, sepse vijmë nga disa rezultate jo të mira. Vllaznia ka bërë mirë dhe ka entuziazëm, por edhe ne po punojmë për të rritur sa më shumë moralin e skuadrës. Kemi bërë mirë, por duhet pak kujdes, sepse përballë kemi një skuadër me kualitet, por i kemi mundësitë për të dalë nga kjo situatë. E di mirë se çfarë loje do të jetë nesër, do të jetë ndeshje e luftuar, por të mos harrojmë se edhe ne kemi një organikë të mirë, pavarësisht se nuk kemi marrë rezultatet e duhura, por ky është futbolli dhe të ecim përpara”.

Në 5 ndeshje, 0 gola me aksion? “Kemi vuajtur në sulm, por edhe në mesfushë edhe mbrojtje, por të gjithë bashkë do t’ia arrijmë të dalim nga kjo situatë. Nuk është shkëputur ndokush dhe të themi se ka mbaruar gara. Skuadra është ndërtuar për trofe, por nuk jemi dorëzuar. Një fitore nesër ndaj Vllaznisë e bën çdo gjë të hapur”.

Përgjegjësia? “Të jemi të qetë, i kemi thënë skuadrës se nuk duhet të jenë në presion dhe s’duhet të merren me rezultatin. Me këtë merrem unë dhe përgjegjësitë bien mbi mua. Me qetësi e kalojmë këtë ndeshje, kam plotësisht besim te skuadra”.

Merkato? “Do të afrohen 3-4 lojtarë cilësore. Kukësi nuk ka dalë nga objektivat dhe këtë e them me bindje. Është skuadër e re, kanë ardhur shumë blerje, por nuk është justifikim”.

Minikriza? “Nuk mund të dalim më në një ndeshje ndaj pikë dhe duhet shumë kujdes sepse Vllazninë me meritë është në vendin e parë. T’i bëjmë gjërat në fushë sa më mirë dhe të shohim ndeshjen e fundit. Vllaznia po bën maksimumin, po jep më të mirën. Por marr shembull Kukësin. Në momentin që bie në krizë e shikon sesa vlerë ka. Dua ta shoh edhe Vllazninë në një minikrizë dhe të shoh se në ç’gjendje do të jetë”,- është shprehur Hallaçi.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport elbasan arena kukesi perballja ndaj vllaznise skuadra verilindore trajneri hallaci elbasan arena kukesi perballja ndaj vllaznise skuadra verilindore trajneri hallaci

Sondazh

Poll