Sport

Barcelona në finalen e Superkupës, Koeman: “Shpresoj të kem Mesin!”

14 Janar 2021, 11:44 Nga DOSJA
Barcelona në finalen e Superkupës, Koeman: “Shpresoj të kem

SPANJE – Pas 120 minutave me rezultatin 1-1, Barcelona mundi dje Real Sociedad me penallti (3-2) dhe u kualifikua për në finalen e Superkupës së Spanjës, ku do të përballen me fituese e çiftit Real Madrid-Atletik Bilbao, që do të ndeshen sonte në Malaga.

Pas ndeshjes, trajneri i katalanasve Ronald Koeman ka komentuar kualifikimin e dhimbshëm të skuadrës “blaugrana”: “Ishte një ndeshje e shkëlqyeshme, e luajtur nga të dy ekipet me mjaft intensitet. Kishim shumë shanse kundër një kundërshtari të shkëlqyeshëm. Në fillim ne ramë në vështirësi për shkak të presionit të tyre të madh, por më pas e morëm veten, ishim më mirë.

Penalltia vendimtare? Pyeta kush donte të merrte të pestën, Riqui Puig e kërkoi vetë dhe ai goditi shumë mirë. Ai tregoi një personalitet të shkëlqyeshëm, por gjithashtu edhe portieri ynë Ter Shtegen, që priti tri penalltitë e para. Mesi? Shpresoj ta kem për finale, por fillimisht do të duhet të kontrollojmë gjendjen e tij,”- deklaroi Ronald Koeman, trajneri i Barcelonës.

Në ndeshjen e djeshme gjysmëfinale ndaj Real Sociedad, në radhët e skuadrës katalane të Barcelonës nuk u aktivizua ylli argjentinas Leo Mesi, pasi ai u ankua se kishte shqetësime fizike.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport athletiko bilbao barcelona finalja e superkupes se spanjes real madrid real sociedad athletiko bilbao barcelona finalja e superkupes se spanjes real madrid real sociedad

Sondazh

Poll