Sport

VIDEO/ Genoa frikëson Juventusin në Kupën e Italisë, bardhezinjtë tregojnë supermacinë në shtesë

13 Janar 2021, 22:26 Nga DOSJA
VIDEO/ Genoa frikëson Juventusin në Kupën e Italisë,

ITALI- Duket se raundi i 1/8-ave në Kupën e Italisë rezultoi  një makth për ekipet e mëdha. Pas Milanit dhe Interit që e çuan ndeshjen në shtesë, këtë herë ishte rradha e Juventusit të bënte të njëjtën gjë. Në “Juventus Stadium” bardhezinjtë mposhtën Genoan me shifrat 3-2.

Ndeshja nisi mirë për të besuarit e Pirlos, të cilët kaluan dy herë në avantazh, fillimisht me Kuluseëskin në minutën e 2’ dhe më pas me Moratën në minutën e 23’. Një rezultat i tillë bëri që Juventus të lëshonte terren dhe në këtë mënyrë miqtë shënuan në të 28-tën me Siboran dhe në të dytën Megeloni shënoi në minutën e 75’.

Në shtesë, Juventusi u tregua më i saktë, duke shënuar me Rafian në minutën e 103’, i cili bëri debutimin dhe i siguroi skuadrës së tij kalimin në çerekfinale të Kupës.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport genoa juventus genoa juventus

Sondazh

Poll