Sport

VIDEO/ Turpërim, dramë apo rastësi, konsiderojeni si të doni! Ekipi modest “flak” nga Kupa Bayern Munich

13 Janar 2021, 22:38 Nga DOSJA
VIDEO/ Turpërim, dramë apo rastësi, konsiderojeni si të

GJERMANI- Skuadra e Holstein Kiel ka tronditur Bayern Munich, duke fituar me penallti dhe duke e eliminuar kështu nga Kupa e Gjermanisë.90 minutëshi përfundoi me shifrat 2-2, një rezultat surprizë. Fillimisht takimi nisi mirë për bavarezët në minutën e 14-të,ndërsa Bartels për ekipin modest barazoi shifrat.

Në pjesën e dytë, pikërisht kur po kronometrohej minuta e 48-të Sane kaloi në avantazh skuadrën bavareze, ndërsa kur gjithçka u duk se ekipi i Hansi Flick e kishte suksesin e garantuar, Wahl për ekipin e Holstein Kiel barazoi shifrat në 2-2.

Edhe pas 30 minutave të shtesës, nuk kishte një fitues, me skuadrat që iu drejtuan më pas penalltive, aty ku më e saktë u tregua skuadra e Kiel u tregua më e saktë, duke shënuar 6 kundër 5 të Bayern-it.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern munich holstein kiel kupa e gjermanise bayern munich holstein kiel kupa e gjermanise

Sondazh

Poll