Bota

Moti i keq në Spanjë/ Rrugët mbulohen nga bora, 7 persona ndërrojnë jetë, temperaturat ulen deri në -25 gradë celsius

12 Janar 2021, 21:03 Nga DOSJA
Moti i keq në Spanjë/ Rrugët mbulohen nga bora, 7 persona

SPANJË-Spanja po përballet me një mot të keq. Sipas mediave të huaja, shtatë persona kanë vdekur për shkak të motit, dy viktimat e fundit ishin njerëz të pastrehë në Barcelonë.

Termometri ka shënuar -25 gradë celsius në Molina de Aragón dhe Teruel, në malet në lindje të Madridit dhe është cilësuar si nata më e ftohtë e Spanjës për të paktën 20 vjet.

Bëhet e ditur, se bora e sjellë nga stuhia Filomena është kthyer në akull, duke penguar transportin. Ndërkohë, zyrtarët kanë paralajmëruar të moshuarit të qëndrojnë në shtëpi. Ndërsa, meteorologët kanë parashikuar se moti i ftohtë do të vazhdojë dhe në ditët në vijim.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota moti i keq ne spanje spanje moti i keq ne spanje spanje

Sondazh

Poll