Bota

Rinisja e dialogut/ Mitsotakis i qartë në ‘pikat e tij’: Ja për çfarë do flasim me Turqinë, s’pranojmë

12 Janar 2021, 19:51 Nga DOSJA
Rinisja e dialogut/ Mitsotakis i qartë në ‘pikat e tij’:

ATHINË– Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i bëri thirrje Turqisë të ndalojë provokime, pasi përndryshe do të përballet me pasoja të rënda.

Në një intervistë në Ant-1 TV, Mitsotakis përsëriti se në bisedimet që do të mbahen më 25 janar me Turqinë, Greqia do të diskutojë vetëm çështjen e zonave detare në Egje dhe Mesdheun Lindor.

“Turqia mos të provokojë! Nëse pala turke do të hedhë në tryezë çështje si demilitarizimi i ishujve grekë, zonat gri, çështjet e minoritetit në Trakë, ne nuk do të pranojmë.  Nuk ka pranuar asnjë qeveri greke në 60 ciklet e deritanishme të bisedimeve teknike, as qeveria jonë nuk do pranojë. Nuk bëhet fjalë për negociata, por për bisedime. Greqia do të shkojë në Stamboll në 25 janar për të vazhduar aty ku janë ndaluar këto bisedime. Unë jam i gatshëm dhe shpresoj se do të gjejmë një kornizë afatgjatë për pajtimin me Turqinë,”-u shpreh ai.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ftoi dje zyrtarisht Greqinë që të ulet në bisedime me Turqinë në Tiranë. Takimi fillimisht u caktua të ndodhte në Tiranë, me ftesë të kryeministrit Edi Rama por më pas u zhvendos për në Stamboll, më 25 janar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni greqi kyriakos mitsotakis tensionet turqi greqi greqi kyriakos mitsotakis tensionet turqi greqi

Sondazh

Poll