Bota

E rëndë! Vuante nga depresioni, miliarderja në Hong Kong i jep fund jetës së bashku me vajzën 5-muajshe

12 Janar 2021, 20:33 Nga DOSJA
E rëndë! Vuante nga depresioni, miliarderja në Hong Kong i jep

KINË– Biznesmenja mjaft e njohur në Hong Kong e quajtur Luo Lili, i ka dhënë fund jetës së bashku me vajzën e saj 5-muajshe. Mediat e huaja, bëjnë me dije se biznesmenja vuante nga depresioni pas lindjes së vajzës dhe dyshohet se kjo ka qenë një nga arsyet që e ka çuar atë drejt vdekjes.

Luo Lili, është gjetur e pajetë me vajzën e saj përpara një blloku apartamentesh. Ajo vinte nga një familje mjaft e pasur dhe ishte themeluesja e kompanisë TriBeluga. Miliarderja kishte studiuar në SHBA e më pas kishte jetuar në Zvicër dhe Australi.

Ajo ishte një nënë beqare dhe shpesh herë ndante në rrjetet sociale foto me të bijën. Luo njihej edhe me personazhe publike siç ishin Rita Ora dhe Hillary Clinton.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota luo lili luo lili

Sondazh

Poll