Bota

Zgjedhjet e 14 shkurtit, Haradinaj: AAK ka një objektiv real. Jam i vetmi kandidat për president, në parlament do kemi 20 dep

12 Janar 2021, 20:41 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 14 shkurtit, Haradinaj: AAK ka një objektiv real. Jam i vetmi

TIRANË- Kryetari i AAK dhe ish kryeministri Ramush Haradinaj, ka treguar pritshmëritë e tij dhe të partisë që ai drejton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të zhvillohe më  14 shkurt në Kosovë.

I ftuar në “Tempora”, Haradinaj ka thënë se është i vetmi person nga AAK-ja që do të kandidojë për President sakaq, ka shtuar se pas zgjedhjeve do të kërkohet një marrëveshje me disa subjekte politike.

“Është një situatë e re në vend. Por edhe në planin personal dhe të Aleancës kemi një ndryshim në qasjen tonë. Në të kaluarën AAK ka garuar me kandidatin e saj për kryeministër, të themi me mandatarin, që kam pas nderin dy herë. Por këtë herë nuk garojmë me mandatarin për qeverinë por garojmë vetëm me presidentin e vendit për shkak se pas këtyre zgjedhjeve, në parlament zgjidhet edhe presidenti edhe qeveria. Në këtë rast AAK oferton me kandidatin për president, që jam unë, por edhe me një program qeverisës që ka në fokusim ekonominë dhe sigurinë. Ashtu siç thashë. Pas zgjedhjeve do të kërkohet një shumicë e madhe, nga 2/3-at. Për shkak se zgjedhja e presidentit kërkon kuorum prej 2/3-ve. Që do të thotë, do të kërkohet një marrëveshje me disa subjekte politike. Në këtë rast fituesin e zgjedhjeve dhe një, dy partnerë të tjerë. AAK ka një objektiv real. Një grup parlamentar mbi 20 deputetë, që është një situatë reale për ne. Kemi patur 13 në zgjedhjet e kaluara. Kemi një gjendje të qëndrueshme dhe po punojmë në terren. Është një risi se në këto zgjedhje unë nuk jam në garë për kryetar qeverie, është një ndryshim i madh. Deri tani jam i vetmi kandidat për president dhe AAK është i vetmi subjekt me një kandidat për president.”- tha Ramush Haradinaj.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ramush haradinaj ramush haradinaj

Sondazh

Poll