Bota

Vrasja mizore e kinezes në Greqi/ Zbulohen DETAJE të reja, kishte fituar 500 euro në kazino, telefonata e fundit me tezen

12 Janar 2021, 20:05 Nga DOSJA
Vrasja mizore e kinezes në Greqi/ Zbulohen DETAJE të reja, kishte

GREQI-Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e kinezes Lin Qiu Yun, trupi i të cilës u gjet në një valixhe në Vilia. Sipas mediave greke, autoritet po mbledhin informacion nga telefoni celular, kamerat dhe llogaritë bankare të gruas kineze që u zhduk më 17 tetor dhe rreth 15 ditë më parë trupi i saj u gjet në një valixhe në Vilia.

Policia, nga dëshmia e shoqes së saj të ngushtë, po mbledh informacione për praninë e saj në Kazinon Parnitha. Sipas, dëshmisë së shoqes së saj ajo fitoi 500 euro në lojëra me letra dy ditë para se të zhdukej. Megjithatë në kazionë, ku ajo shkoi, thuhet se ishte shoqëruar me shumë njerëz.

Ndërkohë, ende po hetohet pse pas zhdukjes, katër nga shoqet e saj të dhomës u larguan nga shtëpia dhe u zhvendosën në një zonë të provincës. Por, ato kanë theksuar se janë larguar nga apartamenti para se ajo të zhdukej. P

Sipas raportimeve të fundit është zbuluar se nga njerëzit që foli viktima ishte një teze nga Kina. Ajo dha alarmin dhe njoftoi zhdukjen e saj, duke shkaktuar shumë pyetje.

Policia po heton gjithashtu raportet se gruaja kineze shkoi në bare lokale në qendër të Athinës dhe ra në kontakt me njerëz nga Ballkani dhe Azia.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjetja ne valixhe e nje gruaje kineze greqi zhdukja e kinezes gjetja ne valixhe e nje gruaje kineze greqi zhdukja e kinezes

Sondazh

Poll