Bota

Ndërmjetësimi në krizën turko-greke/ Haradinaj: Rama më mirë të ndihmonte Kosovën për njohje të reja sesa të…

12 Janar 2021, 20:43 Nga DOSJA
Ndërmjetësimi në krizën turko-greke/ Haradinaj: Rama më

TIRANË- Ish- kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka komentuar ndërhyrjen e kryeministrin shqiptar Edi Rama për të bërë ndërmjetësin mes Turqisë dhe Greqisë.

I ftuar në “Tempora” Haradinaj ka thënë në vend që të zgjidhë problemet mes Ankarasë dhe Athinës zyrtare, kryeministri Edi Rama mund të punojë për njohje të reja për Kosovën.

“E di diskutimin që ka Shqipëria me Greqinë për kufijtë në det. Ne kemi interes për të avancuar për njohjen me Athinën zyrtare, prandaj në këtë rast më mirë Rama të ndihmonte Kosovën për njohje  sesa të interesohet të zgjidhë çështje të tjera më larg. Ndërsa falenderojmë Ankaranë për njohjen dhe përkrahjen e deritanishme”– tha Haradinaj.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ramush haradinaj ramush haradinaj

Sondazh

Poll